Treshja e Juventusit kthehen për Udinesen

  • 13 December 2019 - 21:47
Treshja e Juventusit kthehen për Udinesen

Treshja e Juventusit, Matthijs de Ligt, Douglas Costa dhe Rodrigo Bentancur janë të gatshëm për t’u përballur me Udinesen pasi janë stërvitur normalisht me pjesës tjetër të skuadrës.

‘Zonja e Vjetër’ do të përballet me Udinesen në ‘Allianz Stadium’ të dielën, dhe raportohet se De Ligt, Costa dhe Bentacur janë të gatshëm. 

Bentancur mori një goditje në humbjen 3-1 nga Lazio, derisa Costa ka qenë i dëmtuar për pjesën më të madhe të sezonit.

Në anë tjetër, Aaron Ramsey është stërvitur i veçuar nga grupi, duke ndjekur stërvitjet personale.

(Kosova Sot Online)