Florian Marku vazhdon me fitore, mposht Nathan Bendon pas gjashtë raundeve

  • 14 dhjetor 2019 - 08:34
Florian Marku vazhdon me fitore, mposht Nathan Bendon pas gjashtë raundeve

Florian Marku ka vazhduar me fitore, ku kësaj radhe ka triumfuar kundër Nathan Bendon me pikë pas gjashtë raundeve.

Arena ishte e mbushur me shqiptarë të cilët e përkrahën Markun nga fillimi deri në fund.Dy boksierët e peshës e 67 kilogramë zhvilluar një ndeshje të mirë, ku shqiptari ishte dominues në pothuajse të gjitha raundet.

Marku nuk e vuri në diskutimin fitoren, duke dominuar në pesë nga gjashtë raundet.

Ai  fitoi me vendin unanim, 60-55. Kjo ishte fitorja e gjashtë e boksierin shqiptar, i cili katër ndeshje i ka mbyllur me nokaut.

(Kosova Sot Online )