Gattuso mund të detyrohet të presë për debutimin e tij me Napolin

  • 14 December 2019 - 12:12
Gattuso mund të detyrohet të presë për debutimin e tij me Napolin

Trajneri i ri i Napolit, Gennaro Gattuso, mund të detyrohet të presë për të debutuar me klubin e tij të ri, pasi që raportohet se ndeshja e sotshme kundër Parmës mund të shtyhet shkaku i një stuhie.

Napoli dhe Parma ishte planifikuar të përballeshin sot në orën 17:00 në Stadio San Paolo, në kuadër të Serisë A, në ndeshjen e parë të Napolit pas shkarkimit të Carlo Ancelottin nga posti i trajnerit dhe emërimit të Gennaro Gattusos.

Mediat italiane raportojnë se kjo ndeshje mund të shtyhet për një datë tjetër pasi që një stuhi e madhe e goditi Napolit përgjatë natës dhe sot në mëngjes u zbulua se është dëmtuar kulmi i stadiumin San Paolo.

Disa tjegulla kanë rënë nga kulmi dhe italianët janë të shqetësuar se ndonjë tjegull mund t’i bjerë ndonjë tifozi gjatë ndeshjes.

Autoritetet lokale do të takohen së shpejti për ta inspektuar stadiumin dhe për ta marrë një vendim përfundimtar për këtë ndeshje.

(Kosova Sot Online)