Watfordi tentoi, por Liverpooli merr fitoren e radhës dhe mbetet i pamposhtur

  • 14 December 2019 - 15:47
Watfordi tentoi, por Liverpooli merr fitoren e radhës dhe mbetet i pamposhtur

Liverpooli arriti të sigurojë fitore rezultat 2:0 kundër Watfordit, në kuadër të xhiros së 17-të të Premierligës, duke e përforcuar kështu edhe më shumë pozitën e parë në tabelën e ligës elitare të futbollit të Anglisë.

Watfordi i humbi dy raste të arta për të shënuar gol kundër Liverpooli, Virgil van Dijk ishte afër të shënojë autogol dhe një goditje e Watfordit u ndal nga shtylla e portës. Përkundër gjithë kësaj, Liverpooli arriti ta vazhdojë ecurinë mbresëlënëse në Premierligës, duke kaluar në epërsi prek 11 pikësh ndaj Leicester Cityt në vendin e dytë, të paktën momentalisht.

Liverpooli e dominoi ndeshjen në përgjithësi, mirëpo edhe Watfordi u tregua i rrezikshëm në disa raste. Por, skuadra e Jurgen Kloppit arriti ta marrë këtë fitore përmes golit të shënuar nga Mohamed Salahu në minutën e 38-të të ndeshjes. Fitorja u vulos me golin e dytë të Salahut, që u shënua pak momente para fundit të ndeshjes.

Pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë e ndeshjes, Sadio Mane shënoi sërish gol, mirëpo pas një verifikimi nga VAR-i, goli i tij u analizua për pozitë jashtë lojë për çështje milimetrash.

Shaqiri, që ishte titullar në këtë ndeshje, u zëvendësua nga Alex Oxlade-Chamberlain në minutën e 70-të të ndeshjes. Gjatë ndeshjes, Shaqiri e pati vetëm një goditje drejt portës dhe ajo ishte jashtë kuadratit, ndërsa ishte 83 për qind i saktë në pasime.

Kjo është fitorja e 16-të nga gjithsej 17 ndeshje të zhvilluara këtë sezon për Liverpoolin, që pikët e vetme këtë sezon i ka humbur në barazimin kundër Manchester Unitedit. Në anën tjetër, Watfordi radhitet në pozitën e fundit në tabelën e Premierligës, me vetëm nëntë pikë të fituara.

(Kosova Sot Online)