Ish-mesfushori i United: Zhgënjimi më i madh është Januzaj

  • 15 December 2019 - 14:30
Ish-mesfushori i United: Zhgënjimi më i madh është Januzaj

Ish-mesfushori i Manchester United, Nicky Butt, e ka quajtur Adnan Januzajn si zhgënjimin më të madh, pasi, sipas tij, mesfushori me origjinë nga Kosova duhet të ishte bërë një yll i futbollit botëror.

“Për mua, zhgënjimi më i madh ka qenë Januzaj. Nuk kisha parë ndonjëherë lojtar aq të mirë që nga koha e Ryan Giggs. Ishte i pabesueshëm. Mendoj se duhet të bëhej yll i futbollit botëror”, tha Butt. 

Ish-futbollisti anglez shtoi: “Sigurisht që ai vazhdon të luajë futboll (aktualisht te Real Sociedad). Jam i sigurt që është milioner dhe fle rehat natën pasi nuk ka probleme financiare, por duhet të ishte superyll sot”.

Januzaj u bashkua me Manchester United kur ishte vetëm 16 vjeç në vitin 2011 dhe debutoi me skuadrën e parë në gusht të vitit 2013. Por, pasi nuk arriti të bëhej titullar në ekipin anglez, ai u huazua te Borussia Dortmund në sezonin 2015-2016 dhe te Sunderland në sezonin 2016-2017.

Në qershor 2017, Januzaj nënshkroi një kontratë 5-vjeçare me Real Sociedad.

(Kosova Sot Online)