Mesazhi i Rashicës pas turpërimit nga Bayerni

  • 15 December 2019 - 18:45
Mesazhi i Rashicës pas turpërimit nga Bayerni

Rashica kërkon që ekipi të jetë i bashkuar dhe të harrojë turpërimin nga Bayerni

Në aspektin persona, Milot Rashica ka bërë një tjetër paraqitje t mirë në Bundesliga dhe i ka shënuar një supergol Bayern Munichut.

Por, kjo mbeti nën hije pasi Werder Bremen i shqiptarit u demolua nga Bayerni, duke u mposhtur 6-1 në ‘Allianz Arena’.

Sido që të jetë, Rashicën kërkon që të harrohet sa më parë dhe skuadra të fokusohet për dy sfidat e radhës, të fundit për vitin 2019.

“Le të qëndrojmë së bashku për dy ndeshjet e radhës për këtë vit shumë të rëndësishme. Tani më shumë se kurrë më parë”, shkroi ai në Instagram.

(Kosova Sot Online)