Derisa Real Madridi po luante me Valencian – Bale tregonte mosinteresim për ndeshjen

  • 16 December 2019 - 08:56
Derisa Real Madridi po luante me Valencian – Bale tregonte mosinteresim për ndeshjen

Gareth Bale duket se po i numëron ditët te Real Madridi.

Ylli uellsian e filloi përballjen ndaj Valencias mbrëmë nga banka rezervë, derisa Los Blancos morën vetëm një pikë nga ky takim. 0-vjeçari ishte futur në lojë në pjesën e dytë, duke e zëvendësuar Iscon në minutën e 69-të takimit.

Derisa po kalonte pjesa e parë, Bale dukej se nuk ishte i interesuar për lojën e skuadrës së tij dhe po bënte loja nga karrigia e tij.

Uellsiani kishte marrë shishen e ujit dhe po e bënte sfidën tashmë të njohur “Bottle flip”.

Real Madridi mori një pikë në barazimin 1-1 ndaj Valencias në Mestallla, duke dështuar ta marrë kreun e tabelës, ndërsa në javën e 18-të do të takohet me Barcelonën.

(Kosova Sot Online )