Në Angli nuk kanë dyshime, ja cili do të jetë trajneri i ri i Arsenalit

  • 16 December 2019 - 18:40
Në Angli nuk kanë dyshime, ja cili do të jetë trajneri i ri i Arsenalit

Prej kohësh Arsenali është në kërkim të një trajneri, për t’i besuar vendin e  të larguarit Unai Emeri.

Shumë emra kanë qarkulluar se mund të marrin drejtimin e “Topçinjve”, teksa drejtuesit duket se e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, drejtuesit kanë nisur kontaktet me Mikel Artetën, i cili aktualisht është ndihmës i Guardiolës te Mançester Siti. 

Palët duken afër një marrëveshje, dhe së shpejti Arteta pritet të zbarkojë në Londër, për të nënshkruar kontratën. Në Angli këtë e bëjnë fakt të kryer, teksa për spanjollin do të ishte një rikthim te Arsenali, ku ai luajti nga 2011 deri në 2016.

(Kosova Sot Online)