Van Persie për Greenwoodin: Ai tenton të më kopjojë çdo ndeshje

  • 17 December 2019 - 11:27
Van Persie për Greenwoodin: Ai tenton të më kopjojë çdo ndeshje

Robin van Persie ka sugjeruar se Mason Greenwood është duke ia kopjuar atij teknikën në Manchester United, përderisa parashikoi se talenti i ri anglez do të ketë të ardhme të ndritur me Djajtë e Kuq.

Ole Gunnar Solskjaer e mori vendimin e vështirë për t’i lejuar Romelu Lukakun dhe Alexis Sanchezin të largohen nga Old Traffordi për t’iu bashkuar Interit gjatë afatit kalimtar të verës.

Si rezultat, Manchester Unitedi mbeti me vetëm tre sulmues natyral në skuadër – Marcus Rashford, Anthony Martial dhe 18-vjeçari Greenwood.

Qendërsulmuesi i ri e ka dëshmuar vlerën e tij për Djajtë e Kuq gjatë këtij sezoni 2019/20, duke i shënuar shtatë gola në 19 paraqitjet e tij në të gjitha garat, shumica prej të cilave kanë ardhur si zëvendësim gjatë pjesës së dytë të ndeshjeve.

Van Persie, i cili kishte qenë golashënuesi më i mirë në skuadrën e Manchester Unitedit që e fitoi titullin në sezonin 2012/13, mendon se stili i lojës që ai e kishte perfeksionuar në Old Trafford është duke u kopjuar nga Greenwoodi.

“Mendoj se ai do të jetë shumë mirë sepse ai tenton të më kopjojë gjatë çdo ndeshjeje. Stilin tim, teknikën time, gjuajtjet me këmbën e majtë, mënyrën e goditjeve… kështu që jam e sigurt që do të përfundojë mirë”.

Greenwoodi tani po garon për një vend në formacionin e parë, gjë që mund t’i realizohet në mesjavë, kur Manchester Unitedi do ta presë në Old Trafford skuadrën e Colchester për ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Carabao Cup. 

(Kosova Sot Online)