Man Unitedi s’ia lejon Pogbas largimin në janar

  • 18 December 2019 - 11:22
Man Unitedi s’ia lejon Pogbas largimin në janar

Manchester Unitedi raportohet se do t’u rezistojë tundimeve për t’i ndarë rrugët me Paul Pogban gjatë afatit kalimtar të janarit, edhe nëse transferimin e kërkon vetë mesfushori francez.

Mesfushori francez Paul Pogba nuk ka luajtur në 19 ndeshje të Manchester Unitedit këtë sezon për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës, megjithatë ai është ende pjesë e skuadrës së klubit anglez.

Lojtari që po kërkohet nga Real Madridi dhe Juventusi e dëshiron largimin nga Old Traffordi, sipas të përditshmes spanjolle AS, qysh në afatin kalimtar të janarit, pasi që këtë transferim e kishte kërkuar edhe gjatë verës, para se të fillonte sezoni aktual.

Megjithatë, Djajtë e kuq janë përgatitur për t’i rezistuar çfarëdo ofertë që mund t’iu vijë për mesfushorin francez kur të hapet afati kalimtar i janarit.

Unitedi ia bllokon rrugën e largimit Pogbas

Pesë muaj pasi agjenti Mino Raiola e konfirmoi dëshirën e klientit të tij për t’u larguar nga klubi, Manchester Unitedi duket i sigurt në përkushtimin e vet për ta mbajtur yllin francez në skuadrën e vet.

26-vjeçari dështoi ta sigurojë largimin nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës së këtij viti dhe klubi anglez do të sigurohet që të njëjtin rezultat ta kenë edhe tentimet e këtij janari të ish-mesfushorit të Juventusit.

Pogba nuk ka luajtur për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që nga shtatori, për shkak të një lëndimi në kyçin e këmbës dhe ai do të mungojë në përballjen e së mërkurës kundër Colchester Unitedit në Carabao Cup, pasi që është sëmurë.

Edhe liderja e La Ligës Barcelona dhe kampioni në fuqi i Serisë A Juventusit, ku Pogba i kishte kaluar katër sezone, kanë qenë të përfolur për një transferim të Pogbas, mirëpo trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, e dëshiron transferimin e francezit më së shumti. 

(Kosova Sot Online)