Man Utd, 90 milionë euro për Haalandin

  • 18 December 2019 - 18:18
Man Utd, 90 milionë euro për Haalandin

“Djajtë e Kuq” shprehen optimistë se do ta transferojnë sulmuesin norvegjez gjatë janarit. Gjiganti anglez i ofron 90 milionë euro për futbollistin e Salzburgut

Manchester United është optimist se do ta transferojë Erling Braut Haalandin në afatin kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” i kanë bërë gati 90 milionë euro për sulmuesin e rrezikshëm norvegjez, njofton tabloidi britanik “The Sun”.

Haaland ka qenë sensacion i këtij sezoni me Red Bull Salzburgun, në kampionatin austriak dhe në Champions League.

Ndërkohë, United po e kërkojnë një sulmues pasi po kanë probleme këtë sezon në këtë fazë.

Dhe, 19 vjeçari mund të jetë zgjidhje ideale dhe afatgjate për gjigantin anglez.

Një tjetër opsion është që klubi nga “Old Traffordi” ta blejë Haalandin gjatë janarit dhe ta huazojë pikërisht në Salzburg deri në fund të sezonit.

Ideja është që Unitedi t’i rezervojë shërbimet e futbollistit, i cili kërkohet edhe nga klubet e tjera të mëdha evropiane. 


(Kosova Sot Online)