Barcelona bën ndryshim në formacion zyrtar, pak pasi e publikoi

  • 18 December 2019 - 19:20
Barcelona bën ndryshim në formacion zyrtar, pak pasi e publikoi

Barcelona e ka bërë një ndryshim nga formacioni zyrtar për El Claciso kundër Real Madridit, duke e larguar Sergio Busquetsin dhe duke e futur Ivan Rakiticin në vend të tij në 11-shen startuese.

Real Madridi e viziton sonte Barcelonën për derbin më të madh në futboll, El Clasico, ku do të përballen dy skuadrat e para në tabelën e La Ligës. Kjo ndeshje duhej të ishte zhvilluar në tetor, por ishte shtyrë për shkak të protestave të dhunshme në Katalonjë.

Stadiumi më i madh në Evropë, Camp Nou, do të jetë sonte skena e njërës prej përballjeve më interesante në botën e futbollit – El Clasico mes Barcelonës dhe Real Madridit, që do të nisë në orën 20:00.

Që të dyja skuadrat i kanë nga 35 pikë pas 16 xhirove të para, por Barcelona e mban kreun e La Ligës shkaku i dallimit në gola, tani që po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të sezonit 2019/20.

Mesfushori veteran Busquets u largua nga formacioni për t’i lënë vend Rakiticit edhe pse fillimisht Ernesto Valverde e publikoi formacionin me spanjollin në të.

Sipas mediave spanjolle, nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim, por vendimi për zëvendësimin e tij ka qenë teknik.

Ky wshtw formacioni i ri i Barcelonës:

Marc-Andre ter Stegen; Nelson Semedo, Gerard Pique, Clement Lenglet, Jordi Alba; Sergi Roberto, Ivan Rakitic, Frenkie de Jong; Lionel Messi, Luis Suarez, Antoine Griezmann.


(Kosova Sot Online)