Talenti 18 vjeç ia siguron fitoren Bayernit ndaj Freiburg në debutimin e tij në Bundesligë

  • 18 December 2019 - 22:42
Talenti 18 vjeç ia siguron fitoren Bayernit ndaj Freiburg në debutimin e tij në Bundesligë

Talenti 18-vjeçar Joshua Zirkzee ia ka siguruar Bayern Munichut një fitore tejet të rëndësishme 3:1 kundër Freiburgut, duke shënuar një gol të vonshëm në debutimin e tij në Bundesligë të mërkurën.

Robert Lewandowski e kaloi Bayernin në epërsi pas një çereku lojë, para se Vincenzo Grifo t’i barazonte shifrat gol fantastik pas një ore lojë, por Zirkzee dhe më pas Sergei Gnabry në kohë shtesë shënuan dy herë në stadiumin Schwarwald.

Ky triumf e rikthen Bayernin në top treshe në Bundesligë dhe vetëm katër pikë larg vendit të parë, të cilin e ndajnë RB Leipzig dhe Borussia Monchengladbach.

Alfonso Davies me një depërtim të mrekullueshëm asistoi për Lewandowskin, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë e Bayernit në minutën e 16-të.

Grifo me një goditje gjysmëvollei e mposhti Manuel Neuerin në shtyllën e parë, duke e vënë nën presion skuadrën e Hans Flick, gjysmë ore para fundit.

Freiburg i pati mundësinë e veta kah fundi i ndeshjes, por i mungoi efikasiteti para portës.

Zirkzee, i futur në lojë në minutën e 90-të si debutues në ligë, shënoi pas vetëm dy minutave.

Tre minuta më vonë, Gnabry shënoi për 3:1 për Bayernin.

(Kosova Sot Online)