Ozil do të largohet nga Arsenali

  • 20 December 2019 - 16:22
Ozil do të largohet nga Arsenali

Mesfushori gjerman me prejardhje turke mund t’i bashkohet Fenerbahçes në janar.

Mesut Ozil mund të largohet nga Arsenali në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori gjerman me prejardhje turke nuk është i lumtur në “Emirates Stadium” dhe mund të largohet muajin e ardhshëm.

Interesim për ish-përfaqësuesin gjerman ka shfaqur Fenerbahçe.

Ozil mund të huazohet tek klubi turk për gjashtë muaj, ndërsa më pas Feneri do ta ketë mundësinë ta blejë atë përfundimisht.

Sipas mediumit turk “Fotomac”, marrëveshja në mes të futbollistit dhe klubit turk është mjaft afër.

Ozil i ishte bashkuar Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2013.

Ai i ka zhvilluar më shumë se 200 ndeshje me ekipin anglez, por asnjëherë nuk ka bindur me kualitetet e tij.

(Kosova Sot Online)