Arteta: Do të jetë e vështirë, por së bashku do t’ia dalim

  • 20 December 2019 - 19:47
Arteta: Do të jetë e vështirë, por së bashku do t’ia dalim

Mikel Arteta është zyrtarizuar sot si trajner i Arsenalit. Ish-mesfushori spajoll, që ka luajtur 150 ndeshje me “Topçinjtë”, vjen në krye të skuadrës nga Londra si ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City.

Ai ka nënshkruar një kontratë me kohëzgjatje 3 vjet e gjysmë.

Arteta në deklaratën e prezantimit theksoi:

“Ky është një nder i madh. Arsenali është një nga klubet më të mëdha në botë. Ne duhet të jemi konkurrues për trofetë më të rëndësishëm në lojë dhe kjo është bërë shumë e qartë për mua në diskutimet që kam patur me Stan dhe Josh Kroenke (pronarët) dhe drejtuesit e tjerë të klubi. 

Të gjithë e dimë se duhet bërë shumë punë për ta arritur objektivat, por jam i sigurt se do t’ia dalim. Jam aq realist dhe e di se nuk do të ndodhë brenda natës, por skuadra aktuale ka shumë talent dhe furnizohet në mënyrë të shkëlqyer me lojtarë të rinj që vijnë nga akademia.”

Josh Kroenke, djali i pronarit Stan, tha se ishte i kënaqur që e ktheu Mikelin tek Arsenali.

Raul Sanllehi, drejtuesi i lartë i “Topçinjve”, shopjegoi se Arteta ishte kandidatura më bindëse për të pasuar Unai Emery:

“Takuam disa kandidatë të klasit të lartë dhe Mikeli u dallua si personi i përsosur për këtë detyrë. Ai e njeh shumë mirë Arsenalin dhe çfarë do të thotë për tifozët tanë në të gjithë botën. Ne mezi presim që ai të zbresë në fushë dhe të sjellë më të mirën nga skuadra jonë për ta rikthyer sezonin tonë në rrugën e duhur.”

(Kosova Sot Online)