Lorik Cana dhe gruaja e tij shkëlqejnë në fotografinë e fundit, presin fëmijën e dytë

  • 21 December 2019 - 23:11
Lorik Cana dhe gruaja e tij shkëlqejnë në fotografinë e fundit, presin fëmijën e dytë

Kapiteni legjendar i skuadrës kombëtare të futbollit, Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica Ercoli Cana janë në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin se po bëhen prindër për herë të dytë e kishin zbuluar muaj më parë dhe tani e gjithë vëmendja është te çifti Cana.

Madje çifti kishin zbuluar edhe gjininë.

Ata do të bekohen me një vajzë, të cilën kanë vendosur ta pagëzojnë me emrin Enkeleida.

Monica përmes fotografisë tregoi se është në javën e 37-të të shtatzënisë dhe shumë shpejtë pritet që familjes Cana t’i bashkohet edhe një anëtare.

Image


(Kosova Sot Online)