Bayern Munich vendos përfundimisht rreth trajnerit

  • 22 December 2019 - 08:55
Bayern Munich vendos përfundimisht rreth trajnerit

Kryetari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka lënë të kuptohet se trajneri i përkohshëm i ekipit të partë, Hansi Flick, do të mbetet në detyrë deri në fund të sezonit 2019/2020, duke thënë se ai po bën punë të mrekullueshme, me të cilën janë të kënaqura të dy palët.

Flick i ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e para si trajner i Bayernit në të gjitha garat, pasi e mori drejtimin e skuadrës kur Niko Kovac u shkarkua në fillim të nëntorit.

Pasi Bayerni e mundi 2:0 Wolfsburgun të shtunën, falë dy golave të vonshme nga zëvendësuesi Joshua Zirkzee dhe Serge Gnabry, Rummenigge e theksoi kënaqësinë me përparimin e klubit. 

“Nuk e mbaj aspak të fshehtë faktin se ne jemi të kënaqur me zhvillimin e klubit dhe cilësinë e lojës”, tha Rummenigge për Sky.

“Edhe rezultatet janë shumë të mira. Nuk ka cfarë të thuhet kundër kësaj. Të dy palët janë shumë të kënaqura. Ai po bën punë të mirë”, shtoi ai.

Bayerni i ka shënuar 32 gola në 10 ndeshje nën udhëheqjen e Flick dhe do të shkojë në pushim dimëror katër pikë prapa liderit të Bundesligës.

(Kosova Sot Online)