Mourinho: A më duhen 300 mln euro? Jo, s’kam nevojë për më shumë lojtarë

  • 22 December 2019 - 10:29
Mourinho: A më duhen 300 mln euro? Jo, s’kam nevojë për më shumë lojtarë

Trajneri i Tottenham, Jose Mourinho, ka këmbëngulur se skuadra e tij është e plotë dhe ai nuk ka nevojë të blejë lojtarë të tjerë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Që prej se e mori drejtimin e klubit nga Londra, Mourinho ia ka ripërtërirë fatin skuadrës, duke e udhëhequr drejt pesë fitoreve në shtatë ndeshje, përfshirë katër në pesë ndeshje në Premierligë.

Këto rezultate janë e kundërta e formës së dobët nëpër të cilën po kalonte Tottenhami nën udhëheqjen e Mauricio Pochettinos në fillim të sezonit. Por portugezi ka qenë në gjendje ta nxjerrë më të mirë nga një grup lojtarësh të cilët sezonin e kaluar e arritën finalen e Ligës së Kampionëve.

Mourinho thotë të jetë i lumtur me lojtarët që ka para afatit kalimtar dimëror.

“Jam i relaksuar sepse e mora këtë klub ashtu siç e prisja”, tha Mourinho.

“Pres të më pyesin për Daniel Levy se ne nuk planifikojmë të shpenzojmë shumë dhe të më pyesin se a jam i zemëruar. A do të më zemëroj kjo? Jo. E dija, ai ma kishte thënë. Çdo gjë ka qenë e qartë si kristali. Nuk ka asnjë fshehtësi dhe kjo më bën të lumtur”, shtoi ai.

“A do të pëlqeja t’i shpenzoj 300 milionë euro në janar? Jo. Nuk kam nevojë për lojtarë në janar”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)