Messi dhe Suarez marrin leje për pushim të gjatë, shkojnë në Argjentinë

  • 23 December 2019 - 08:58
Messi dhe Suarez marrin leje për pushim të gjatë, shkojnë në Argjentinë

Lionel Messi është rikthyer në Argjentinë për festat e fundvitit, pasi ka marrë leje nga Barcelona për pushuar më gjatë se të tjerët.

Kapiteni i Barcelonës u rikthye në atdhe me aeroplan privat, me bashkëlojtarin e tij Luis Suarez që i bëri shoqëri.

32-vjeçari pritet të rikthehet në stërvitje me klubin më 2 janar – tri ditë pasi skuadra t’i jetë kthyer punës.

Messi dhe Suarezi kanë marrë leje nga klubi për të pushuar më gjatë se të tjerët.

(Kosova Sot Online )