Më i miri i Kosovës, arrin dhjetë gola në kampionatin turk

  • 23 December 2019 - 10:07
Më i miri i Kosovës, arrin dhjetë gola në kampionatin turk

Vedat Muriqi u shpall futbollisti më i mirë i Kosovës, ndërsa menjëherë të dielën konfirmoi se po përmbyll një vit shumë të suksesshëm.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka vazhduar me formë të lartë te skuadra e tij Fenerbahçe duke e realizuar golin e tretë në fitoren 3-1 ndaj Besiktasit. Për Muriqin ishte goli jubilar, i dhjeti, në paraqitjen e 15-të me Fenerbahçen në Superligën turke.

Ai ka edhe dy asistime, ndërsa ka një gol e një asistim në një ndeshje për Kupë.

Fenerbahçe renditet në vend të tretë me 28 pikë pas Sivasspori me 34 pikë dhe Basaksehiri me 30 pikë.

itjen e 15-të me Fenerbahçen në Superligën turke.

(Kosova Sot Online )