Tare: Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë

  • 23 December 2019 - 10:45
Tare: Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për mediat italiane pas suksesit të bardhekaltërve ndaj Juventusit në Superkupën e Italisë.

“E ndërtuam të gjithë bashkë, prandaj është fitorja e një grupi të madh. Shpresoj të jetë vetëm fillimi i një rrugëtimi të gjatë”. “Me kalimin e kohës ndikojnë shumë gjëra, por kur je i bindur se ke bërë një punë të mirë ke besim te rezultatet. Ky trofe është shumë i rëndësishëm, është konfirmimi i një skuadre të mrekullueshme”.

“Merita është e trajnerit Inzaghi dhe e stafit të tij. Ata e dinë si t’i sistemojnë gjërat si në momentet negative dhe në ato pozitive”, ka deklaruar Tare.

Në ndërkohë, ai nuk ka ngurruar t’i thumbojë ata që dalin në skenë vetëm kur skuadra fiton, transmeton SuperSport.

“Është një trofe që dua t’ua dedikoj edhe atyre kërpudhave që dalin pas shiut. Kjo fitore është edhe për ata, që të mos të dalin vetëm kur fitojmë por edhe kur humbim, sepse skuadra ka nevojë për njerëzit e saj sidomos në këto momente”, ka shtuar Tare.

(Kosova Sot Online )