Manchester Unitedi dhe Dortmundi i prijnë garës për Haaland
Manchester Unitedi dhe Borussia Dortmund janë në pozicionin më të mirë për ta transferuar sulmuesin e Red Bull Salzburg, Erling Haaland.
Sipas të përditshmes gjermane, Bild, gjiganti anglez dhe ai gjerman do të bëjnë betejë të drejtpërdrejt për shërbimet e adoleshentit norvegjez.
19-vjeçari ka vendosur të kalojë në Old Trafford apo Westfalenstadion, duke i refuzuar ofertat nga Juventusi dhe Leipzigu.
Haaland i ka shënuar 28 gola në 22 ndeshje në të gjitha garat për Salzburgun deri tani këtë sezon.
(Kosova Sot Online)