Eriksen buzë largimit nga Tottenhami

  • 23 December 2019 - 15:35
Eriksen buzë largimit nga Tottenhami

Christian Eriksen duket gjithnjë e më larg Tottenhamit. Mesfushori i Spurs nuk e ka rinovuar kontratën e tij me klubin londinez, kështu që në verë largimi i tij është i pashmangshëm.

Një gjë e tillë do të penalizonte se tepërmi edhe Tottenhamin, pasi do të humbiste shërbimet e danezit pa përfituar asnjë qindarkë.


Në garë për të janë Real Madridi, Juventusi, por edhe Manchester United. “Djajtë e Kuq” duket se do të tentojnë transferimin e tij që në muajin janar, duke ofruar një shumë të konsiderueshme, që ndoshta do t’i shtynte drejtuesit e Tottenahmit të pranonin.

Për ta bërë të mundur një gjë të tillë, United po mendon shitjen e Paul Pogbasë. Për këtë të fundit ofertat janë të shumta. Nga ana tjetër, një largimi i mundshëm nga Londra duket se do t’i shërbejë vetë mesfushorit danez, pasi që prej 3 nëntorit ai nuk luan titullar.

Në njërën anë është aspekti ekonomik, që do të bënte të mundur pasurimin e llogarisë së Tottenhamit me një shumë të konsiderueshme, dhe, në anën tjetër, vetë Eriksen do ta ndihmonte shumë largimi, pasi duket se aty çdo gjë ka marrë fund në marrëdhënien e tij me klubit.

(Kosova Sot Online )