Pamje: Bletët e ndërpresin ndeshjen e futbollit, lojtarët mbesin të shtrirë në fushë

  • 24 December 2019 - 09:19
Pamje: Bletët e ndërpresin ndeshjen e futbollit, lojtarët mbesin të shtrirë në fushë

Një ndeshje futbolli në Tanzani u ndërpre shkurtimisht, pasi një grup bletësh e pushtuan fushën.

Dy ekipet lokale, Young Africans dhe Iringa United, po luanin në stadiumin Uhuru në Dar es Salaam, kur u pushtuan nga bletët.

Në minutën e 53-të të ndeshjes, nuk ishte vetëm topi në ajër në stadiumin Uhuru. Një grup bletësh e pushtuan fushën duke i detyruar futbollistët të shtriheshin për toke.

Po ashtu, edhe tifozët në tribuna filluan ta braktisin stadiumin, si pasojë.

Përkundër disa thumbimeve, ekipet u rikthyen në fushë dhe ndeshja rifilloi.

Young Africans qeshen të fundit, sepse fituam 4:0.

(Kosova Sot Online )