Crystal Palace vjen me gjestin e vitit, ofron strehim për personat në nevojë

  • 24 December 2019 - 10:06
Crystal Palace vjen me gjestin e vitit, ofron strehim për personat në nevojë

Crystal Palace ka bërë një veprim që pak nga skuadrat do ta bënin.

Skuadra angleze ka shprehur dëshirën që t’i ndihmojë personat që nuk kanë strehim në këto temperatura të ulëta. Selhurst Park do të kthehet në një vend ku njerëzit do ta kalojnë natën aty, do të ushqehen dhe do të kenë mundësi të tjera që do t’i ofrojnë ‘The Eagles’.ashmë ka filluar akomodimi i dhjetëra personave dhe ky numër pritet të shtohet në ditët bë vazhdim.

Mediat në Angli raportojnë se pak kush e ka besuar një veprim të tillë të Palaces, e që natyrisht se po vlerësohet lartë.

Klubet e tjera nga Liga Premier e në divizionet e ndryshme pritet ta bëjnë një veprim të tillë, por edhe ta ndihmojnë  Crystal Palacen.

(Kosova Sot Online )