Iniesta bisedon me klubin argjentinas

  • 24 December 2019 - 17:14
Iniesta bisedon me klubin argjentinas

Mesfushori spanjoll mund ta vazhdojë karrierën në Estudiantes, ku president është Juan Sebastian Veron

Andres Iniesta mund ta vazhdojë karrierën në Argjentinë.

Veterani i mesfushës po kërkohet nga klubi Estudiantes, ku president është ish-futbollisti i njohur argjentinas, Juan Sebastian Veron.

Ky i fundit i ka konfirmuar bisedimet me kapitenin e ekipit Vissel Kobe.

Legjenda spanjolle mund t’i bashkohet në Estudiantes ish-bashkëlojtarit të tij tek Barcelona, Javier Mascherano.

35 vjeçari ka kontratë me ekipin Vissel deri në vitin 2021.

Ish-përfaqësuesi spanjoll i ishte bashkuar skuadrës japoneze që kur ishte larguar nga Barcelona në vitin 2018.


(Kosova Sot Online)