Barcelona me ofertë të re për Neymar në verë

  • 24 December 2019 - 17:58
Barcelona me ofertë të re për Neymar në verë

Kampionët spanjoll e kërkojnë me ngulm kthimin e sulmuesit brazilian në Camp Nou dhe për këtë ata qysh tani kanë filluar përpjekjet për të bërë një ofertë të re

Barcelona mbetet e përkushtuar për ta blerë yllin e Paris Saint-Germain (PSG), Neymar dhe do të lansojnë një ofertë të re gjatë afatit të verës për të.

Braziliani gjatë gjithë verës që lamë pas ishte përfolur për një kalim në Barcelonë, por PSG arriti të mos e shet atë pavarësisht dëshirës së Neymar për ‘u rikthyer të ish klubi i tij.

Pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar të këtë paraqitje të mira pas rikthimit nga lëndimi javëve të fundit, dhe, sipas burimeve të afërta me klubin, Barça është gati për ta bërë atë përsëri prioritet numër një.

Këtë verë ata arritën që të bëjnë marrëveshje me sulmuesin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann dhe mesfushorin e Ajaxit, Frenkie de Jong, por verën e ardhshme fokusi do të jetë tërësisht të Neymar.

Mësohet që Barcelona shpreson që të paguajë gjysmën e shumës që e ka shitur Neymarin, pasi që tri vite kanë kaluar pasi ai u transferua për 222 milionë euro në PSG nga Barcelona.

Shifra 222 milionë ishte kërkuar edhe nga drejtori sportiv Leonardo në fund të verës së kaluar, edhe pse mbetet të shihet se a do ndryshojë kjo shifër verën e ardhshme.

Neymar do të jetë një vit më i vjetër dhe me vetëm një vit kontratë me PSG, por çmimi do të varet shumë nga forma e tij në fazën e eliminimit në Ligën e Kampionëve.

Neymar ka shënuar 105 gola në 186 paraqitje për Barcën prej 2013-2017, duke fituar dy herë titullin e ligës dhe njëherë Ligën e Kampionëve para se ti bashkohet PSG-së.

Messi, besohet se ende është një adhurues i madh i Neymar dhe e do kthimin e tij në Barcelonë, pasi që argjentinasi synon titullin e katër të Ligës së Kampionëve me Barçën.

Nëse transferi ndodh, më shumë gjasë Messi do të ishte i lumtur dhe do ta përfundonte karrierën në Barçë me një rinovim kontrate.

Kjo do të kishte ndikim edhe në të ardhmen e Mbappes. Është e qartë që ai është synim i Zinedine Zidane në Real Madrid, por PSG duken se nuk do të lejojnë që për një verë të largohen dy yjet kryesore të skuadrës së tyre. 


(Kosova Sot Online)