Nëntë transferimet më të mëdha falas në dekadën e fundit në Ligën Premier – Ibrahimovic në listë, Matip dhe Milner po ashtu

  • 25 December 2019 - 08:22
Nëntë transferimet më të mëdha falas në dekadën e fundit në Ligën Premier – Ibrahimovic në listë, Matip dhe Milner po ashtu

Në Ligën Premier, shpenzimet në afat kalimtare janë të çmendura, por ka dhe transferime me parametra zero, që shndërrohen në goditjet më të mira.

TalkSPORT ka nxjerrë një listë ku janë renditur nëntë transferimet më të mira me parametra zero në Ligën Premier të kësaj dekade që do të mbyllet për pak ditë.

Ibrahimovic renditet vetëm i katërti, ndërsa Liverpool ka dy futbollistë në podium.

James Milner dhe Joel Matip janë dy goditje të shkëlqyera dhe vazhdojnë të luajnë rregullisht me Liverpoolin.

Esteban Cambiasso nga Interi te Leicester, renditet në vend të dytë.

Më poshtë i gjeni nëntë futbollistët më të mirë që janë transferuar me parametra zero.

9. Craig Bellamy (Liverpool) – 2011
8. Joshua King (Bournemouth) – 2015
7. Demba Ba (Newcastle United) – 2011
6. Christian Fuchs (Leicester) – 2015
5. Marc Albrighton (Leicester) – 2014
4. Zlatan Ibrahimovic (Manchester United) – 2016
3. Joel Matip (Liverpool) – 2016
2. Esteban Cambiasso (Leicester) – 2014
1. James Milner (Liverpool) – 2015

(Kosova Sot Online )