Trajneri i Man United: Duam ta arrijmë nivelin e Liverpoolit

  • 25 December 2019 - 09:03
Trajneri i Man United: Duam ta arrijmë nivelin e Liverpoolit

Manchester Unitedi nuk është në nivelin në të cilin Ole Gunnar Solskjaer kishte shpresuar ta shihte pas një viti në detyrë, por trajneri norvegjezi është i etur ta ndihmojë skuadrën e tij ta arrijë nivelin e liderit dhe rivalit të Premierligës, Liverpool.

Solskjaer e mori drejtimin e skuadrës së United saktësisht para një viti – fillimisht si trajner i përkohshëm, para se të nënshkruante kontratë permanente më vonë.

Unitedi renditet i teti në tabelë, shtatë pikë prapa vendit të katërt, Chelsea, dhe hic më pak se 24 pikë prapa liderit dhe rivalit të moçëm, Liverpoolit.

Solskjaer thotë se 12 muajt e tij të parë në United nuk i kanë përmbushur pritjet e tij.

“E dinim se në këtë sezon do të kishim ngritje dhe rënie dhe do ta përdorim këtë sezon për ta gjetur ekipin dhe skuadrën për sezonin tjetër”, tha Solskjaer.

“Por shpresojmë se do ta përshpejtojmë këtë proces duke nxjerr rezultate të mira. Pres të kemi më shumë vazhdimësi, të fitojmë më shumë përvojë patjetër dhe të mësojnë nga gabimet. Për momentin jemi më prapa se niveli të cilin shpresoja të ishim”, shtoi ai.

“Liverpoolit i janë dashur disa vite për të arritur në këtë nivel, prandaj ne duhet të vazhdojmë të rritemi, sepse edhe ne duam ta arrijmë atë nivel”, theksoi Solskjaer.

(Kosova Sot Online )