De Jong: De Ligt mund të vijë te Barcelona brenda disa viteve

  • 25 December 2019 - 09:19
De Jong: De Ligt mund të vijë te Barcelona brenda disa viteve

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong beson se ish-bashkëlojtari i tij te Ajaxi, Matthijs de Ligt mund të bashkohet me Barcelonën në të ardhmen e afërt.

De Ligt e refuzoi Barcelonën gjatë verës, ndërsa ai zgjodhi për Juventusin, por de Jong beson se do të bashkohet tek katalunasit me bashkëkombësin e tij. Megjithatë, mesfushori holandez vuri në dukje se De Ligt mori vendimin e duhur për të kaluar nga Ajax te Zonja e Vjetër. “De Ligt mund të luajë për Barcelonën në të ardhmen e afërt”, ka thënë fillimisht De Jong.

“Të shkosh në Itali nuk e ndryshon faktin që ai mund të luajë për Barcelonën brenda disa viteve”.

“Ai ka marrë vendimin e duhur; ai po shkon mirë në Torino”, përfundoi holandezi.

(Kosova Sot Online )