Opozita nuk dorëzohet për rrëzimin e Agim Ademit, Batatina lëshon deklaratë befasuese

  • 25 December 2019 - 19:18
Opozita nuk dorëzohet për rrëzimin e Agim Ademit, Batatina lëshon deklaratë befasuese

Grupi opozitar kundër kryetarit të FFK-së, Arianit Ahmeti thuhet se e kanë organizuar një takim sonte me qëllim të shqyrtimit të mbajtjes se një kuvendi të jashtëzakonshëm zgjedhor për shkarkim e kryetarit Agim Ademi

Në këtë takim besohet se janë ftuar të gjithë prijësit e Superligës të Kosovës.

Siç dihet, Tahir Batatina që një kohë të gjatë është opozitë e Agim Ademit dhe ai ka befasuar me një deklaratë të tij që e ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ndryshimi në futbollin kosovar do të ndodh, ndonëse besohet se Agim Ademi ka përkrahje të qëndryeshme për ta vazhduar mandatin e kryetarit deri më 2022.


(Kosova Sot Online)