Arteta tregon se sa shumë është komplikuar situata e Xhakës

  • 27 December 2019 - 09:15
Arteta tregon se sa shumë është komplikuar situata e Xhakës

Xhaka s’do të vazhdojë të jetë më lojtrar i Arsenalit nga janari i vitit 2020.

Kështu ka thënë agjenti i futbollistit, Jose Noguera, i cili ka konfirmuar se 27-vjeçari ka arritur marrëveshje me Hertha Berlinin e Jurgen Klinsmann.

Derisa Mikel Arteta, trajneri i ri i Arsenalit, ka konfirmuar se situata nuk është aspak e qetë dhe vështirë e përmirësueshme, derisa dëshira e tij është e qartë – e do shqiptarin në Emirates.

“Ai ka bërë disa gjëra të mirë, por është zhytur në një situatë të vështirë dhe mendoj se vetëm po rritej, po rritej, po rritej derisa një ditë edhe shpërtheu”.

“Natyrisht është e vështirë të ndryshosh plotësisht skenarin nga ku ai ishte një i mrekullueshëm”.

(Kosova Sot Online )