Guardiola thotë se City s’do të blejë zëvendësues për Silvan

  • 27 December 2019 - 11:03
Guardiola thotë se City s’do të blejë zëvendësues për Silvan

David Silva në fund të sezonit do t’i thotë lamtumirë klubit ku për shumë vite veshi fanellën dhe shkroi histori, duke fituar për herë të parë tripletën në Angli me Manchester Cityn.

Mesfushori spanjoll ka qenë një ndër më të mirët që ka blerë ndër vite City dhe më meritori për suksesin e viteve të fundit.

Sido që të jetë, Pep Guardiola nuk do të hidhet në merkato për të gjetur një zëvendësues, pasi ai t’i varë atletet.

“Bernardo Silva mund të luajë në atë pozicion, kemi Phil Foden, kemi edhe Ilkay Gundogan, Kevin De Bruyne kështu që nuk besoj se do të bëjmë diçka në atë pozicion”, deklaroi Guardiola.

Silva është transferuar në City në vitin 2010.

Që nga atëherë, ai ka bërë 414 paraqitje, ka shënuar 73 gola dhe ka dhuruar mbi 100 asiste, duke fituar torfe të shumtë. 

(Kosova Sot Online)