“Ngecja e Ronaldos tregon se Serie A është më ndryshe se Premierliga, La Liga…!”

  • 27 December 2019 - 13:12
“Ngecja e Ronaldos tregon se Serie A është më ndryshe se Premierliga, La Liga…!”

Joao Pedro është i lumtur me faktin që ka shënuar më shumë gola se Ronaldo

10 gola në 14 paraqitje në Serie A këtë sezon, kjo sipas sulmuesit të Cagliarit, Joao Pedro, tregon se çfarë lige në të vërtetë është ajo e Italisë.

Ai është i lumur me faktin që ka shënuar 11 gola, një më shumë se CR7.

“Të jep më shumë vetëbesim (fakti se ke shënuar më shumë gola se Ronaldo)”, u shpreh Pedro.

“Liga e Italisë është shumë e vështirë. Është kampionat taktikisht”.

“Cristiano Ronaldo është një ndër më të mirët në histori. Në Spanjë ka shënuar 40 gola, derisa në Itali ka arritur 25 për shkak se është e vështirë të luash kundër mbrojtësve italian”.

(Kosova Sot Online)