Paga e Ibrahimovicit në Milan

  • 27 December 2019 - 14:33
Paga e Ibrahimovicit në Milan

3 deri në 4.5 milionë, kjo pritet të jetë paga e Ibrahimovic te Milani.

Tashmë ka pak dyshime, Zlatan Ibrahimovic po kthehet te Milani.

Sulmuesi 38-vjeçar u ka thënë po Maldinit e Bobanit, që në orët e ardhshme shpresojnë të mbyllin përfundimisht marrëveshjen, duke përcaktuar detajet e fundit ekonomike me menaxherin Mino Raiola.

Mungon vetëm firma për ta parë gjigantit suedez në fushë nën urdhrat e Piolit.

Sipas Sky Sport, siç raportoi të enjten, Ibra është bindur më në fund të firmosë një kontratë për gjashtë muajt e ardhshëm me mundësinë e zgjatjen së bashkëpunimit edhe për 12 muaj të tjerë, në bazë të golave të shënuar.

Ndërsa sot, ‘Gazzetta dello Sport’ ka publikuar detajet e kontratës të Zlatan Ibrahimovic që do të nënshkruajë brenda ditëve të ardhshme.

Futbollisti do të nënshkruajë për gjashtë muaj dhe do të fitojë mes 3 deri 4.5 milionë euro.

Në epokën e parë në Milan, Ibrahimovic luajti 85 ndeshje dhe ka shënuar 56 gola.

(Kosova Sot Online)