Real Madrid i jep prioritet transferit të Ruizit

  • 27 December 2019 - 17:51
Real Madrid i jep prioritet transferit të Ruizit

Afati kalimtar i janarit po ofron dhe duket se Real Madrid ka caktuar disa prioritete për këtë afat

Sipas së përditshmes AS, një media shumë e afërt me Real Madridin, ka shkruar se Real Madridi është duke i dhënë prioritet transferit te mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz ose në janar ose gjatë verës.

Përpos Realit për mesfushorin kanë shprehur interesim edhe Barcelona, Atletico Madrid dhe Manchester City.

Ndërkaq, transferi i tij është edhe më i lehtë, pasi që ai ka refuzuar që të zgjat kontratën me skuadrën nga San Paolo në Itali.

Ruiz është paraqitur në 15 ndeshje në Serie A për Napolin këtë sezon ku ka shënuar vetëm një gol.

(Kosova Sot Online)