Semedo, i pakënaqur me Barcelonën

  • 27 December 2019 - 19:12
Semedo, i pakënaqur me Barcelonën

Semedo thuhet se është i pakënaqur me ngecjen në negociata për kontratën e tij

E përditshmja Marca, raporton sot se Nelson Semedo është irrituar tejmase për ngecien në negociata për kontratën e re me Barcelonën.

Mbrojtësi i djathtë i Portugalisë e kishte mundësinë që të kalonte në Atletico Madrid gjatë verës, por Barca i kishte hapur bisedimet për kontratën e re, e që për momentin i ka pauzuar. 

Kjo për shkak se lojtari kërkon një pagë të madhe që Barcelona nuk dëshiron  që t’ia jep.

Kjo ka shkaktuar edhe frustrimin e lojtarit që mund të kërkojë alternativa tjera që nga afati kalimtar i janarit.

(Kosova Sot Online)