Mesazh i Zlatan pas rikthimit tek kuqezinjtë: I njëjti Zlatan, djalli i ndryshëm, AC Milan po vij

  • 27 December 2019 - 21:26
Mesazh i Zlatan pas rikthimit tek kuqezinjtë: I njëjti Zlatan, djalli i ndryshëm, AC Milan po vij

Pritej por tani është zyrtare. Zlatan Ibrahimovic është kthyer përsëri tek skuadra e Milanit , një klub që la në 2012 për t'u bashkuar me Paris Saint-Germain. Sulmuesi suedez nënshkroi një kontratë gjashtë mujore, me opsion për një tjetër.

Pas zyrtarizimit te Milani, Ibrahimovic ka postuar një mesazh të shkurtër në faqen e tij zyrtare në Twitter. “I njëjti Zlatan. Djalli i ndryshëm. AC Milan po vij”, shkruan Ibra që si gjithmonë godet me postimet e tij.

(Kosova Sot Online)