S’ka pushim as për festa për Marco Asension

  • 28 December 2019 - 13:29
S’ka pushim as për festa për Marco Asension

Asensio vazhdon të punojë shumë që të rikthehet në fushë sa më parë, ndoshta në mars për ta ndihmuar Realin me objektivat e sezonit nëse deri atëherë do të jenë duke luftuar për trofe…

Pjesa më e vështirë tashmë ka kaluar për Marco Asension.

23-vjeçari i talentuar spanjoll, i cili këputi ligamentet në korrik të vitit që po lëmë pas, është duke punuar shumë që të rikthehet sa më parë në fushë për të ndihmuar shokët.

Ai ka postuar sërish një video në rrjetet sociale, duke treguar se s’ka pushim për të e as feste, si për futbollistët tjerë që janë duke shëtitur nëpër botë. Ai është i përkushtuar në punë që të lë sa më parë lëndimin e rëndë.

Zidane shpreson që ta ketë në skuadër dhe të gatshëm për lojë në mars, në pjesën më të rëndësishme të sezonit.

(Kosova Sot Online)