Ronaldo tregon planet e pensionimit, thotë se dëshiron të bëhet aktor

  • 28 December 2019 - 14:48
Ronaldo tregon planet e pensionimit, thotë se dëshiron të bëhet aktor

Aktor pas futbollit, ky është plani i Cristiano Ronaldos.

Tashmë 34 vjeçar, në pak më shumë se një muaj do t’i mbushë 35 vjet – Cristiano Ronaldo ka nisur të mendojë për pensionim.

Ai vazhdimisht thotë se do të luajë shumë gjatë, deri në moshën 40-vjeçare, por në anën tjetër e ka pranuar se ajo nuk varet nga dëshira e tij, por nga vullneti i trupit.

Sulmuesi i Juves tha se do të pensionohet “kur trupi im nuk përgjigjet më në rrugën e duhur”, derisa la të hapur mundësinë që të nisë të merret me aktrimin.

“Disa vite më parë, mosha e pensionimit nga futbolli ishte 30-32, por tani, ju gjeni lojtar 40-vjeçar që vazhdon të luajë”, tha Ronaldo.

“Në momentin që trupi i im nuk përgjigjet në mënyrën e duhur në fushë, atëherë do të jetë momenti të largohem”.

“Shpresoj të jetoj më shumë se 50 vjet dhe të mësoj gjëra të reja të përballem me sfida të reja dhe të mundohem të bëjë zgjedhje për to. Një ndër gjërat që më pëlqen të sfidojë vetën është, për shembull, aktrimi në një film”.

(Kosova Sot Online)