Reali nuk e lë Jamesin të largohet në janar

  • 30 December 2019 - 13:02
Reali nuk e lë Jamesin të largohet në janar

Mesfushori ofanziv kolumbian do të mbetet në “Santiago Bernabeu” së paku deri në fund të këtij sezoni

Real Madridi nuk do ta lë James Rodriguezin të largohet gjatë janarit.

Për këtë siguron e përditshmja spanjolle “AS”.

28 vjeçari i ka bërë nëntë paraqitje me ekipin e Zinedine Zidanet këtë sezon, ndërsa klube të ndryshme evropiane janë të interesuara për shërbimet e tij.

Mirëpo, gjiganti madrilen duket se nuk është i gatshëm ta lë ish-futbollistin Monacos dhe Bayern Munichut të largohet nga “Santiago Bernabeu” gjatë janarit.

E verën e ardhshme, përfaqësuesi kolumbian gjithsesi pritet të largohet nga Madridi.

(Kosova Sot Online)