Klopp: Quajini si të doni, lakmi apo dëshirë, Liverpooli do më shumë tituj

  • 31 December 2019 - 11:31
Klopp: Quajini si të doni, lakmi apo dëshirë, Liverpooli do më shumë tituj

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e vlerëson të qenit lakmitar si gjë të mirë dhe nxitëse për të fituar sa më shumë trofe.

Të kuqtë janë duke u përgatitur ta përfundojnë një vit të jashtëzakonshëm 2019.

Ata i kanë fituar Ligen e Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube gjatë 12 muajve të fundit.

Klopp shpreson se më shumë trofe do të vijnë më 2020, veçanërisht fitimi i Premierligës për herë të parë, duke qenë se skuadra e tij ka një epërsi prej 13 pikëve në krye të renditjes.

Trajneri gjerman e pranoi se të gjithë në Liverpool duan shumë më shumë trofe. “A është kjo lakmi? Nuk jam i sigurt”, tha Klopp për ESPN.

“Është një dëshirë për të dashur më shumë trofe. Nuk mendoj se është lakmi e vërtetë”, shtoi ai.

“Mendoj se dëshira jonë është tejet e jashtëzakonshme. Është shumë e madhe, tepër e madhe për të fituar trofe. Nuk e di nëse është lakmi, mbase po. Por kujt i bën?”

(Kosova Sot Online)