Messi stërvitet duke i shikuar golat e… Messit

  • 31 December 2019 - 11:44
Messi stërvitet duke i shikuar golat e… Messit

Lionel Messi është duke e kaluar pushimin dimëror me familje në vendlindje, Rosario, por kjo nuk e ndalon atë së stërvituri.

Kapiteni i Barcelonës, me lejen e trajnerit Ernesto Valverde, nuk do t’i bashkohet skuadrës katalonase në stërvitje deri më 2 janar.

Por, 32-vjeçari është parë duke stërvitur në palestër gjatë pushimit në Rosario. Por nuk është stërvitja në pushim që ka lënë më së shumti mbresa.

Ai ka stërvitur duke i shikuar në TV golat e veta, të cilat ishin të shumta gjatë vitit 2019.

Okay Juren, një i ri nga Rosario, u fut në palestër dhe e pa Messin në një skenë të jashtëzakonshme.

“Shkova në palestër dhe e gjeta Messin duke i shikuar golat e Messit”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)