Viti i Manchester Cityt në Angli

  • 31 December 2019 - 21:15
Viti i Manchester Cityt në Angli

Manchester City e mbylli vitin 2019 me katër trofe të fituar në Angli, përfshirë këtu edhe titullin në Premierligë.

Derisa Liverpooli u tregua i suksesshëm në garat evropiane, në Angli, viti 2019 ishte në duar të Manchester Cityt.

“Citizens” i fituan katër trofe në sezonin 2018/2019, i cili ishte më i suksesshmi në histori të klubit.

Kjo ishte hera e parë që një klub anglez i fiton tre trofetë kryesorë, titullin e kampionit dhe dy kupat më të rëndësishme.

Nën drejtimin e trajnerit Pep Guardiola, të kaltrit e mbyllën sezonin me 98 pikë, një më shumë se Liverpooli, për ta festuar titullin

Kjo ishte hera e katërt që City u shpall kampion i Anglisë. Sergio Aguero shënoi 21 gola në Premierligë dhe 32 në total në sezonin e kaluar.

Krahas ligës, City e fitoi edhe trofeun FA Cup, ku në finale e mposhti Watfordin me rezultat bindës, 6:0.

(Kosova Sot Online)