City në kërkim të fitores se radhës kundër Everton

  • 01 January 2020 - 17:46
City në kërkim të fitores se radhës kundër Everton

Manchester City sonte do të pret në Etihad Stadium skuadrën e Everton.

Djemtë e Guardiolës fituan javën e kaluar kundër Sheffield United me rezultat 2-0 ku Kun Aguero u kthye me gol.

Për Vitin e Ri, City përballë do ta këtë Everton, skuadër kjo që prej shkarkimit të trajnerit të tyre ka pasur një ecuri pozitive në rezultate.

Megjithatë, sot City nuk ka startuar me Agueron në sulm pasi që Guardiola ka zgjedhur treshen Jesus, Mahrez dhe De Bryene.

Në anën tjetër Ancelotti ka zgjedhur që në sulm sonte të këtë një treshe koxha sulmuese të përbërë nga Bernard, Calvert-Lewin dhe Richarlison.

(Kosova Sot Online)