U tha se Chelsea kërkon Zaha, Lampard nuk i komenton këto shkrime

  • 01 January 2020 - 19:26
U tha se Chelsea kërkon Zaha, Lampard nuk i komenton këto shkrime

Trajneri i Chelsea Frank Lampard ka refuzuar për të diskutuar raportet që e lidhin skuadrën e tij me një transfer të sulmuesit anësor të Crystal Palace, Wilfried Zaha.

Trajneri i bluve është pyetur se a është duke e kërkuar sulmuesin e Bregut të Fildishtë pas paraqitjes zhgënjyese në Premier Ligë duke barazuar me Brightonin e që kjo nuk është hera e parë që skuadra londineze humbet pikë këtë sezon. 

Palace kërkon për Zahan 80 milionë funte, por ka thashetheme se kjo shumë mund të zvogëlohet nëse arrihet një marrëveshje shkëmbimin me Olivier Giroud, një gjë që Lampard “nuk po e merr në konsideratë”.

“Nuk dua të flas për Zahah sepse ai nuk është lojtar i jonë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

(Kosova Sot Online)