Vertonghen në mes te Napolit dhe Ajaxit

  • 02 January 2020 - 07:50
Vertonghen në mes te Napolit dhe Ajaxit

Kontrata e Jan Vertonghenit do të përfundojë në verën e këtij viti dhe belgu 32 vjeçar mund të largohet që në janar nga Londra.

Sipas Daily Telegraph edhe Ajaxi edhe Napoli janë duke u përpjekur për ta marrë atë kurse Spurs mund ta largojë që në janar për shkak se do të përfitonte para nga ai, ose përndryshe do ta humbet pa para.

Sipas raportit të medias britanike, menaxheri i Tottenham Jose Mourinho është duke kërkuar që të këtë opsione shtesë në mbrojtje gjatë dimrit se sa dëshiron të shet lojtarë.

Në anën tjetër edhe dy skuadrat e përfolura, si Napoli ashtu edhe Ajax kanë nevojë për përforcimin e mbrojtjes që në janar.

(Kosova Sot Online)