Liverpool nuk ndalet, vazhdon me fitore

  • 02 January 2020 - 23:05
Liverpool nuk ndalet, vazhdon me fitore

0. Salah dhe Mane ishin dy golashënuesit duke vazhduar ecurinë e Reds pa humbje këtë sezon nga 20 ndeshje të luajtura në Premier Ligë.

Liverpool ka vazhduar serinë e mirë.

Dy gola të shënuar dhe tri pikë të radhës në Premier Ligë për ta vazhduar kryesimin në këtë garë dhe duke shkuar drejt titullit të tyre të parë pas 30 vjete.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi shumë shpejt.

Ishte Mohamed Salah që shënoi gol në minutën e katër pasi mori një top të mirë nga Robertson.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat me Liverpool që arriti ta ruajë epërsinë për mrekulli.

E në pjesën e dytë Sheffield tentoi që ta barazoi rezultatin por prapë Liverpool i kishte gjërat në dorë.

E goli i sigurisë për Liverpool vjen në minutën e 65-të me anë të Sadiu Mane.

Me këtë fitore Liverpool ka 58 pikë nga 20 ndeshje të zhvilluara, 13 më shumë se vendi i dytë Leicester City, të cilët kanë një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Xhiron e ardhshme Liverpool do të këtë një punë të vështirë pasi që do të udhëtojë në Londër ku do të përballet me skuadrën e Jose Mourinhos, Tottenham.

(Kosova Sot Online)