Arsenali e do Boatengun në vend të Mustafit

  • 03 January 2020 - 15:35
Arsenali e do Boatengun në vend të Mustafit

“Topçinjtë” janë në kërkim të një qendërmbrojtësi në vend të Shkodran Mustafit, i cili pritet të largohet.

Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtësi për ta zëvendësuar Shkodran Mustafin.

Futbollisti shqiptar pritet të largohet nga Londra gjatë janarit dhe Topçinjtë janë vënë në gjah për pasardhësin e tij.

Sipas “Sky Germany”, “Gunners” i kanë kërkuar Bayern Munichut informata për Jerome Boatengun.

Kampioni i botës me Gjermaninë qe një kohë lidhet me një largim nga gjiganti bavarez.

Dhe, ish-futbollisti i Manchester Cityt mund ta shohë veten duke u rikthyer në Premierligë, këtë radhë tek Arsenali.

(Kosova Sot Online)