Chelsea e zbeh interesin në Jadon Sanchon
Chelsea e kanë ftohur interesin e tyre për Jadon Sancho – sepse sjellja e një sulmuesi të ri është më i rëndësishëm për skuadrën.
Blutë kishin pyetur për yllin e Borussia Dortmund Sancho dhe ata i kishin thënë se mund të shitet për 120 milionë funte, shkruan The Sun.
Por, tani Frank Lampard beson se ka më shumë zona të tjera në skuadrën e tij që ai duhet ti shikojë pasi që ai ka një numër sulmuesish anësorë në skuadër.
Sjellja e një sulmuesi që shënon gola në vend se Tammy Abraham është jashtëzakonisht më i rëndësishëm për klubin këtë muaj.
A do të vendos Dortmund që ta shesin Sanchon këtë muaj, kështu të ndryshojë pozita e Chelsea, por për momentin ata do të presin deri në verë për të vendosur që a ta bëjnë ofertën apo jo.
(Kosova Sot Online)